United mposht Chelsean, Lukaku vendimtar (Video)

United mposht Chelsean, Lukaku vendimtar (Video)

Manchester United dhe Chelsea kanë zhvilluar derbin e xhiros së 28’të dhe skuadra e Mourinhos ka mposhtur atë të Contes me rezultat 2:1. 

Ndeshja ishte e barabartë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.

Fillimisht, ishte Willian që shënoi për mysafirët në minutën e 32’të, ndërsa shtatë minuta më vonë Lukaku barazoi rezultatin. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, transmeton Periskopi.

Në pjesën e dytë më saktësisht në minutën e 75’të, pas një asitimi të bukur të Lukakus, shënoi Lingaard për 2:1. Gola nuk pati më.

Manchester United me këtë fitore rikthehet në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se Liverpooli, ndërsa Chelsea zbret në vendin e pestë me dy pikë më pak se Tottenhami që është në pozitën e katërt – pozitë që dërgon në kualifikime për Champions League.

‘Djajtë e kuq’ në ndeshjen e radhës i shkojnë Crystal Palace-it, ndërsa skuadra e Contes do të këtë punë shumë të vështirë ku do të udhëtojë përsëri në Manchester, për t’u përballur me kampionët e këtij sezoni, Manchester City. /Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=F3hXRJYw12E

Shpërndaje në: