United nuk heq dorë nga James

United nuk heq dorë nga James

Manchester United duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i James Rodriguez nga Real Madrid.

Don Balon raporton se përkundër dëshirës së madhe të klubit nga Old Trafford për të transferuar kolumbianin, madrilenët mbesin të vendosur që të mos e shesin atë për një shifër më të ulët se 67 milionë funte.

Në anën tjetër, United është gati të ofrojë deri në 34 milionë funte për 25-vjeçarin, i cili prej kohësh ka humbur vendin në formacionin bazë te Los Blancos. /Periskopi.com

Shpërndaje në: