United pa shtatë yje ndaj Arsenal?
Luke Shaw dhe Chris Smalling kanë dhimbje që prej sfidës ndaj Sëanseas City para pushimit ndërkombëtar.
Marouane Fellaini dhe Wayne Rooney poashtu nuk duken të jenë të gatshëm për këtë sfidë, për shkak se nuk janë të gatshëm 100 për qind dhe ka shumë gjasa të mos përfshihen në skuadër.
Në anën tjetër, anësori Antonio Valencia, i cili ka operuar krahun nuk ka fare gjasa të luajë ndaj ‘topçinjve’.
Ndërkohë, mbrojtësi Eric Baylli është ende jashtë si pasojë e një dëmtimi në gju.
Poashtu, ylli Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Arsenalit për shkak se është i suspenduar. /Periskopi.com



