United s’e shet Rojo
Manchester United është i vendosur të mos lejojë largimin e Marcos Rojo nga skuadra.
Sipas Yahoo Sport, drejtuesit e gjigandit nga Old Trafford kanë refuzuar mundësinë e shitjes së argjentinasit, përkundër faktit se ky i fundit nuk e ka të sigurtë vendin në formacionin bazë.
Sot u raportua se Rojo shihet si zëvendësues i denjë i Shkodran Mustafit te Valencia, pasi ky i fundit tashmë është transferuar te Arsenali. /Periskopi.com



