Unitedi 200 milionë euro për tre futbollistë të Atleticos

Unitedi 200 milionë euro për tre futbollistë të Atleticos

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho do të ketë edhe më shumë para për të shpenzuar gjatë verës së ardhshme, shkruan Daily Mirror.

Ai pritet që të shpenzojë 200 milionë euro dhe atë në tre futbollistë të Atletico Madridit.

Dëshira e tij e parë është Antonie Griezmann, i cili kushton 90 milionë euro. Tjetër dëshirë e portugezit është mbrojtësi Jose Gimenez, i cili kushton 50 milionë euro.

Ndërsa, futbollisti i tretë është belgu në superformë, Yannick Ferreira Carrasco, i cili pritet t’u kushtojë 60 milionë euro, e që të tre së bashku në total kushtojnë 200 milionë euro.

Shpërndaje në: