Unitedi fiton pas dhjetë vitesh në “Anfield”

Unitedi fiton pas dhjetë vitesh në “Anfield”

Manchester Unitedi ka marrë një fitore të madhe në “Anfield”, ku ka fituar për herë të parë në dhjetë vite.

“Djajtë e Kuq” fituan 2-1 ndaj Liverpoolit, përcjell Periskopi.

Unitedi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e dytë, me anë të Bryan Mbeumos, i cili u asistua nga Amad Diallo.

Në pjesën e parë, Unitedi pati edhe një rast të mirë përmes Mason Mount, por që nuk u konkretizua.

Liverpooli në anën tjetër i goditi dy shtylla me Cody Gakpon, teksa pjesa e parë u mbyll me këto shifra.

Gakpo ishte ai që shënoi golin e barazimit, pasi Liverpooli tërë pjesën e dytë ushtronte presion ndaj Unitedit.

Gakpo shënoi në minutën e 78-të, pas asistimit të zëvendësuesit Federico Chiesas.

Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë, Unitedi e riktheu epërsinë.

Ishte Harry Maguire që shënoi me kokë, pasi Bruno Fernandes dërgoi një top të rrezikshëm në zonën e Liverpoolit, shkruan express.

Me këtë fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e nëntë me 13 pikë nga tetë ndeshje.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në pozitën e tretë me 15-të pikë të tubuara.

Shpërndaje në: