Unitedi i madh po rikthehet, shënon fitoren e tetë me radhë (Video)

Unitedi i madh po rikthehet, shënon fitoren e tetë me radhë (Video)

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mposhti mysafirët në Old Trafford me rezultat 4:0.

Serinë e golave e hapi kapiteni Wayne Rooney, i cili shënoi në minutën e shtatë.

Goli i dytë erdhi vetëm tetë minuta më vonë, ku autor ishte sulmuesi tjetër, Anthony Martial.

Dy golat e fundit u shënuan nga talenti Marcus Rashford, i cili realizoi në minutat 75-të dhe 79-të.

Kjo ishte fitorja e tetë me radhë në të gjitha garat për Manchester United, skuadër e cila duket se po rikthehet në nivelin e disa viteve më parë. /Periskopi.com

https://www.youtube.com/watch?v=hFtNAFsuov4

Shpërndaje në: