Unitedi merr një vendim rreth nënshkrimit me Sergio Ramosin gjatë janarit
Një përditësim ka dalë lidhur me Sergio Ramos, pasi ish-mbrojtësi i Real Madridit u lidh me një lëvizje të mundshme në janar drejt Manchester United.
Ramos, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me ekipin meksikan Monterrey, është i etur të vazhdojë karrierën e tij 22-vjeçare teksa i afrohet 900 ndeshjeve në nivel klubesh.
Ish-mbrojtësi i Sevillas, Real Madridit dhe Paris Saint-Germain është lidhur me një numër destinacionesh të mundshme që prej largimit nga Monterrey, përfshirë edhe skuadrën e Serie A, AC Milan.
Një raport nga mediumi spanjoll “Cadena SER” këtë javë po ashtu pretendoi se 39-vjeçari kishte marrë një ofertë për t’u bashkuar me Manchester United të Ruben Amorimit në fillim të vitit 2026.
Burime pohuan se bisedimet ishin vetëm në fazat fillestare dhe asgjë nuk ishte finalizuar. “Ende ka dyshime të mëdha nëse marrëveshja do të përfundojë”, shtoi raporti, sipas “Fichajes”.
Tani, një raport nga “ESPN” ka konfirmuar që United nuk po shqyrton një marrëveshje për Ramosin dhe nuk kanë pasur fare bisedime.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano gjithashtu dha një përditësim për situatën, duke thënë: “Nuk jam në dijeni për ndonjë kontakt mes Sergio Ramos dhe Manchester United tani.”
Në vend të kësaj, klubi i Premierligës është i fokusuar në nënshkrimin e lojtarëve më të rinj, me ata që punojnë prapa skenave në “Old Trafford” që duan të shmangin shtimin e “yllave të moshuar me paga të fryra”.
Po ashtu është raportuar se United po kërkon të nënshkruajë një qendër-mbrojtës në të ardhmen e afërt, me qendërmbrojtësin e Elche, David Affengruber, që po lidhet si një objektiv potencial për vitin 2026.
Por sipas raportit të përmendur më parë, fushata e rekrutimit të United aktualisht është e përqendruar në forcimin e qendrës së mesfushës dhe lojtarëve të krahut në mbrojtje.
Disa tifozë të United mund të mbeten të zhgënjyer kur të dëgjojnë për mungesën e interesit për fituesin e katërfishtë të Ligës së Kampionëve, Ramos, i cili dikur ishte shumë afër t’i bashkohej Unitedit në rini.
“Po, isha afër të luaja për United,” tha ai në vitin 2023, sipas “The Sun”. “Babai im është një tifoz i madh i atij ekipi, por unë mbeta aty ku duhej, te Real Madridi”.



