Uran Ismaili e konfirmon pjesëmarrjen në debatin për Prishtinën: Qytetarët e meritojnë

Uran Ismaili e konfirmon pjesëmarrjen në debatin për Prishtinën: Qytetarët e meritojnë

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se Hajrulla Çeku nuk do të marrë pjesë në debatin e kandidatëve për Prishtinën që ishte thirrur për 6 tetor në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai përmes një video e ka konfirmuar se do të marrë pjesë në debat derisa tha se kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama nuk ka nevojë mos me ardhë në debat.

“Përparim, shihemi të hënën në debat, të flasim për projektet tona dhe për të ardhmen e Prishtinës. Qytetarët e meritojnë!”- ka shkruar Ismaili në Facebook.

VIDEO

Shpërndaje në: