Uran Ismaili: Zejtarët kanë mbajtur gjallë shpirtin e Prishtinës, tradita e tyre do të mbrohet

Uran Ismaili: Zejtarët kanë mbajtur gjallë shpirtin e Prishtinës, tradita e tyre do të mbrohet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me Enver Pakashticën, artar dhe zejtar ikonik të kryeqytetit me përvojë mbi 40-vjeçare, ku u diskutua për rëndësinë e mbështetjes së zejtarëve si pjesë e identitetit dhe ekonomisë së Prishtinës, shkruan Periskopi.

Ismaili theksoi se zejtarët kanë mbajtur gjallë shpirtin e qytetit ndër gjenerata dhe se tradita e mjeshtëria e tyre do të mbrohet e mbështetet përmes një zone të posaçme identifikuese për ta në Prishtinën funksionale.

Postimi i plotë:

Takim i ngrohtë me Enver Pakashticën, artar e zejtar ikonik i Prishtinës, i cili na tregoi mbi përvojën e tij 40 vjeçare si zejtar në kryeqytet. Biseduam mbi rëndësinë e mbështetjes së zejtarëve si pjesë e rëndësishme e identitetit dhe ekonomisë së kryeqytetit, dhe për nevojën e një zone identifikuese për zejtarët e Prishtinës.
Zejtarët e kanë mbajtur gjallë shpirtin e qytetit ndër gjenerata, dhe traditën e mjeshtrinë e tyre do ta mbrojmë e do ta mbështesim në Prishtinën funksionale. #KohaPerPrishtinen

Shpërndaje në: