“Urdhri i Lirisë” i jepet shefit të Forcave Ajrore të SHBA-së

“Urdhri i Lirisë” i jepet shefit të Forcave Ajrore të SHBA-së

Komandanti i FSK-së, në emër të Presidentit të Kosovës, dekoron shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të ShBA-së.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të ShBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën ‘Urdhri i Lirisë’”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane.

Komandanti i FSK-së dhe gjenerali Goldfein biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK-në.

Gjeneralit David Goldfein, pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga ushtria e ish-Jugosllavisë gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999.

Shpërndaje në: