Urimi që Zuckerberg e mori nga rokeri i njohur kosovar (Foto)
Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Mark Zuckerberg ka marrë një urim nga një roker kosovar.
BB Poqi, i njohur për këngët e tij të zhanrit rok, ia ka kthyer urimin Zuckerbergut në një urim të tij publik për vitin e ri 2018.
BB Poqi | Foto: Google
Zuckerberg kishte uruar vitin 2018 bashkë me gruan e tij Priscilla Chan, përmes një fotografie në Facebook në profilin e tij.
E BB Poqi (Bajram Bylykbashi) ia ka kthyer urimin me një koment në anglisht.
“Urime Vitin e Ri edhe ju. Të gjitha të mirat juve dhe familjes suaj”, ka shkruar BB Poqi. /Periskopi/





