Urimi special i Lorik Canës për kualifikimin e Kosovës
Kosova arriti kualifikim historik mbrëmë, pasi mposhti Azerbajxhanin 4:0, në kuadër të Ligës së Kombeve.
E kjo ka bërë krenar gjithë shqiptarët kudo që janë, duke përfshirë edhe ish-lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën.
Cana nëpërmjet një statusi, ka uruar lojtarët e Kosovës për këtë arritje, duke kujtuar edhe legjendën Fadil Vokrri.
”Një Urime shumë të madhë djemëve DARDANË për fitorën , lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalën.
Një Urime special Gramozit dhe familjës së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon…Bravo Djema”, ka shkruar ish-kapiteni historik i Shqipërisë. /Periskopi/



