Ushqimet që ha kampioni i botës në boks – në mëngjes, drekë dhe darkë (Foto)
Është dëshmuar tashmë se stomaku i kampionit të peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, mund të durojë goditje të fuqishme, por plani i tij dietal tregon se stomaku i tij mund të përballojë edhe edhe sasi të mëdha ushqimi.
Joshua më së miri njihet si boksieri që e ka mundur Wladimir Klitschkon, duke u bërë kampion bote në boks, shkruan Periskopi.
Me një gjatësi prej 198.12 centimetrash dhe peshë prej 114 kilogramëve, Joshua duhet të konsumojë një sasi të jashtëzakonshme kalorish për të mbajtur trupin e tij në formë, në mënyrë që të jetë i përgatitur për të boksuar. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk ia lejon vetes ndonjë ëmbëlsirë kohë-pas-kohe.
Më poshtë gjeni gjithçka që Joshua ha në mëngjes, drekë dhe darkë:
Për të pasur energjinë e mjaftueshme, Joshua respekton një plan specifik të të ushqyerit, duke konsumuar kalori dy herë më shumë se një njeri i zakonshëm. Ai e nis ditën me një përzierje frutash, jogurt, dy rriska buke të zezë dhe pesë ve (i preferon të ziera).
Të ushqyerit e Joshuas e kontrollon nutricisti, Mark Ellison. Ndonjëherë, boksieri në mëngjes ha salmon të tymosur dhe një gjevrek. Ky racion mund të përcillet “me një sasi të gjelbër si spinaqi, specat dhe qepët”, thotë Ellison.
Nëse Joshua dobësohet përpara se të nis stërvitjet e mundimshme që e përgatisin atë për beteja, atij mund t’i lejohet konsumimi i kafeinës. Ellison thotë se kjo gjë ia ngre kokën lartë. “Megjithatë, Joshuas nuk i është nevojitur kafeina në kampin e stërvitjeve aktuale, por në vend të saj konsumon pije elektrolite dhe një shejk relaksues, me proteina dhe karbohidrate”, thotë ai.
Dreka duhet të jetë po aq e shëndetshme sa mëngjesi, kështu që sipas Ellison, Joshua për drekë mund të konsumojë “disa krahë pule me patate të ëmbla dhe perime të tjera. “Nëse dëshiron diçka të ëmbël, më pastaj ai mund ta hajë një jogurt me mjaltë apo një vezë të rrahur të përgatitur me sheqer.
Nganjëherë, për drekë Joshua ha mish derri në vend të mishit të pulës. Për shembull, kur Joshua kishte shkuar në Spanjë si pjesë e trajnimit klimatik përpara luftës më Dillian Ëhyte në vitin 2015, pjata e tij e drekës do të ishte e mbushur me rriska mishi të derrit, patate dhe fasule të gjelbër.
Deri në kohën e darkës, Joshua mund t’i ketë përfunduar të gjitha trajnimet e tij kryesore. Kjo do të thotë se mund të ha mish të kuq. Por për Joshuan që po flasim ne, duhet një porcion ndryshe nga ai i njerëzve të zakonshem. Joshua ha dy herë më shumë se një njeri normal. Ai i ha dy porcione me biftek. Megaporcionin e tij të biftekut, e ha me makarona, oriz apo drithëra. Më pas një pjatë me përplot perime, thotë Ellison.
Mund të ndodh që Joshua të hajë diçka të ëmbël edhe përgjatë kohës sa stërvitet. Sipas Ellison, në të shumtën e rasteve ai mund të hajë një desert prej jogurtit të frutave.
Joshua mund të jetë një sportist profesionist por kjo s’do të thotë se ai në një mesnatë nuk e dëshiron një çokollatë. Boskieri ka një kuzhinier i cili përgatit ëmbëlsira për të, siç janë ëmbëlsirat me proteina të bëra në shtëpia, të paketuara me fruta dhe arra. Ai mund të konsumojë ndonjëherë edhe një shejk me proteina, që e bën të fle më shumë, shkruan Periskopi.
Nëse Joshua nuk do të ishte duke u përgatitur për një ndeshje, plani i tij ushqimor nuk do të ishte shumë strikt – kështu që do t’i lejohej që të shkojë për të ngrënë në ndonjërin prej restauranteve të popullarizuara portugeze.
Sa për ëmbëlsirën e preferuar të Joshuas? Është e lehtë – do t’i duhej një sekond për ta gllabëruar një byrek të nxehtë e të shijshëm prej mollave. E preferon të servuar me akullore. /Periskopi/








