Ushtarët turq të KFOR-it stërviten kundër trazirave
Ushtarët turq nga Forca Rezervë Operacionale, pjesë e KFOR-it, kanë mbajtur stërvitje kundër trazirave.
Ushtarët turq janë stërvitur në koordinim me trajnerët hungarezë, për të testuar gatishmërinë dhe vendimmarrjen e tyre në kohë të presionit të lartë.
“Këto ushtrime janë vendimtare për të mbajtur qetësinë dhe reagimin e koordinuar në situata sfiduese”, thuhej në njoftimin e KFOR-it.



