Ushtria as afër, ja kur do të themelohet sipas ekspertit (Video)
Ai më tutje ka thënë se duhet kuptuar drejtë se me aktin e themelimit të FSK-së nuk do të thotë se ajo do të jetë menjëherë ushtri me kapacitete të plota, por kjo do të ndodhë në një periudhë 10 vjeçare dhe se përgjatë kësaj periudhe do të investohen rreth një miliard euro në ushtri, shkruan Infokusi.com.
Sa i përket ndikimit rus në Ballkanin Perendimor, ai ka deklaruar se ky ndikim ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e ’90 deri në të 2000-tat, por se mundësia e një konflikti të happur si ato të viteve të ’90 nuk egziston, duke thënë se lidhur me këtë mund të ketë incidente.
Kurse sa i përket ekstremizimit fetar Ramdani për portalin Infokusi ka thënë se duhet trajtuar në vazhdimësi çdo tentativë për të radikalizuar shoqërinë dhe se fetarizimi i Kosovës nuk përbën problem por radikalizmi dhe ekstremizmi fetar si dhe mos trajtimi adekuat i luftarëve që kthehen nga Siria dhe Iraku mund të jenë problem i madh i sigurisë në vend.
Ndërsa tek sa ka folur për Policinë e Kosovës ai ka thënë se vjedhja në dhomën e dëshmive në qendër të policisë tregojnë qartë se nuk ka patur zbardhje të rastit dhe se ky dhe raste të tjera po e përcjellin Policinë e Kosovës si hije të zeza të mangësive, ndërsa në pjesën tjetër policia ka shënuar rritje të cilësisë në ofrimin e shërbimeve.
Mirëpo Ramadani është shprehur hapur se hapja e madhe e policisë ndaj ekspertizës civile jo vetëm që do ta kursente buxhetin e shtetit por do të ndikonte që zyrtarët policorë të jenë më të fokusuar në detyrat e tyre për çka edhe janë trajnuar, transmeton Infokusi.
INFOKUSI: Zoti Ramadani po e nisim me iniciativën e presidentit dhe paralajmërimin e tij për dorëheqje nëse ushtria nuk bëhet sipas propozimit të tij. A besoni se do të arrihet kjo, apo presidenti do të sfidohet me dorëheqje, duke patur parasyshë edhe kundërshtimet e mëdha që i erdhën nga aleatët ndërkombëtarë, e veçanërisht sidomos nga amerikanët?
RAMADANI: Po besoi që iniciativa për transformimin e FSK-së në organizatë me mision ushtarak, qoftë përmes ligjit, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese ka krijuar respektivisht ka ndërtuar një momentum të ri në raport me domosdoshmërinë që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Normalisht që kjo çështje as nuk ka qenë, e as nuk është çështje orësh, e aq më pak çështje e pak ditësh. Është një proces që zgjatë dhe po besoi që kohëzgjatja e këtij procesi të varet prej shumë faktorëve. Ne si SPRC, si Qendër Kërkimore me 15 mars kemi adresuar një memo në institucionet e Kosovës, partnerët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile, duke i kërkuar të paktën dy elemete nëse mundem me i përmbledhë. Së pari që ky momentum i ri të vazhdohet me përpjekje intensive të të gjitha institucioneve të Kosovës, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, që themelimi i ushtrisë të kthehet në një proces gjithpërfshirës apo të paktën maksimalisht gjithëpërfshirës. Pra që komuniteti serb, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, të mos e humbin rastin dhe tek e fundit të promovojnë të drejtate tyre në kuadër të Ushtrisë së Kosovës. Dhe elementi i dytë që kemi kërkuar, ose rekomanduar është që kohëzgjatja e këtij procesi të jetë optimale dhe me kohëzgjatje optimale ne kemi menduar se është brenda vitit 2017, pra që procesi të përmbyllet brenda vitit 2017. Çështjet e politikave të brendshme ditore, nëse dikush jep dorëheqje ose jo, nëse ky apo ai e ka fajin ose po vendosë pengesa, besoi që janë çështje vetëm të politikës ditore dhe si të tilla nuk është që e ndihmojnë transformimin e FSK-së. Reagimet e para dhe të vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë e kanë qartësuar se procesi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës ose Ushtrisë së Kosovës duhet të tentoi dhe të bëjë të gjitha përpjekjet që të jetë gjithëpërfshirës dhe kur përdoret termi gjithëpërfshirës megjithatë nënkuptohet që për të, të jenë pro edhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Nëse kjo dështon atëherë normalisht që procesi duhet të jetë maksimalisht gjithpërfshirës, pra që të shkoi përmes ndryshimit ligjor.
Ushtria e Kosovës do të përmbushë kapacitetet ushtarake, operacionale në një periudhë dhjetë vjeçare.
INFOKUSI: Është thënë edhe më herët se në një formë apo tjetrën Ushtria e Kosovës do të bëhet. Po a mendoni se ka kapacitete financiare të mjaftueshme Kosova për të krijuar një uhtri adekuate dhe një ushtri të fuqishme dhe me armatim modern siç edhe e kërkojnë nevojat e sektorit të sigurisë?
RAMADANI: Po besoi që në disa raste në opinionin publik në Kosovë është ndërtuar së pari mendimi që Ushtria e Kosovës do të kompletohet në momentin që merret vendimi, qoftë përmes ligjit, qoftë përmes ndryshimit kushtetues. E vërteta nuk është ashtu. Ushtria e Kosovës në të dy variantet edhe përmes kushtetutës edhe përmes ligjit do të kompletoi ose të përmbushë kapacitetet ushtarake, operacionale në një periudhë dhjetë vjeçare. Pra po bëhet fjalë për një vendim i cili duhet të mirret në vitin 2017-të, që Kosova e themelon ushtrinë e vet, por se kjo ushtri do të kërkoi një afat rreth dhjetë vjeçarë, unë personalisht shpresoi që mund të gjendet ndonjë model që ky afat të jetë më i shkurtë, pesë ose gjashtë vjeçarë, por në afatin e planifikuar është afat dhjetë vjeçarë. Kjo i bie që nëse institucionet e Kosovës marrin vendim politik qoftë përmes ligjit, qoftë përmes Kushtetutës që të themelojnë Ushtrinë e Kosovës, atëherë në vitin 2027, Kosova do ta ketë ushtrinë në kapacitete të plota dhe nëse e ndërlidhim tash me afatet kohore dhe aspektet buxhetore i bie që deri në vitin 2017-të Kosova nga buxheti i vet të investoi diku rreth një miliardë euro për ushtrinë e vet, sepse tash buxheti i FSK-së është rreth 48 milionë dhe do të ketë shtesa normalisht në kuadër të misionit ushtarak të FSK-së, prandaj për një peiudhë 10 vjeçare arrihet tek shifra prej një miliardëve, që realisht i plotëson kapacitetet elementare, respektivisht kapacitetet pritëse. Edhe një logjikë tjetër që besoi që ka qenë dhe është e gabueshme, është logjika që të spjegohet ndryshimi i misionit ushtarak të FSK-së si FSK plus. Besoi që kjo është një gabim konceptual, sepse misioni ushtarak është i përcaktuar, qoftë përmes ligjit, qoftë përmes kushtetutës për një organizatë që realisht merr mision tjetër, mision në këtë rast ushtarak, pra mision të ri në krahasim me këtë që e ka. Prandaj në një periudhë dhjetë veçare do të jetë në kapacitete të plota.
Roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perendimor ka arritur nivel më të lartë, krahasuar me atë të viteve të ’90-ta dhe në fillim të viteve 2000-ta
INFOKUI: Kohëve të fundit një temë tjetër, një debat i madh që është hapur është edhe aspekti se Rusia po shihet si kërcënim për sigurinë në Ballkan, sidomos për Kosovën duke e armatosur Serbinë. A besoni se mund të ketë një konflikt të ri në Ballkan, ashtu siç po e proklamojnë edhe disa analistë ndërkombtarë?
RAMADANI: Normalisht që roli dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perendimor dukshëm ka arritur në një nivel më të lartë, në krahasim me atë që ka qenë gajtë viteve të ’90-ta dhe në fillim të viteve 2000-ta. Roli dhe ndikimi Rus mund të rritet në vazhdimësi nëse shtetet veç e veç nuk arrijnë që të ndërtojnë strategji qoftë individuale, qoftë të përbashkëta për të rrugëtuar më shpejtë drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Sa i përket mundësisë së konflikteve të armatosura sikur se kanë qenë ato të viteve të ’90-ta, personalisht besoi që janë pothuajse të pamundura, pa çka se incidente në rajonin tonë mund të ketë. Pra nuk i kisha ndërlidhë rajonin Ballkanik me situata të para konfliktit të armatosur, por një situatë jashtëzakonisht të tensionuar shumë të brishtë edhe për shkak të nivelit të qeverisjes në secilin vend veç e veç edhe për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis këtyre shteteve si dhe për shkak të retorikave të ndarjeve dhe përçarjeve etnike që është specifika e Ballkanit dhe si të tilla mund të prodhojnë incidente të caktuara, të cilat vetëm mund ta përkeqësojnë ambientin e përgjithshëm po që nuk besoi që mund të shkohet në konflikte të armatosura.
INFOKUSI: U tha edhe në konferencë e se rëndësia e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO është pikërisht edhe kërcënimi Rus në rajonin e Ballkanit dhe në veçanti në rajonin e Ballkanit Perendimor. Një dështim i Malit të Zi për ta ratifikuar në parlament anëtarësimin a do të sillte pasoja për tërë rajonin kur kihet parasyshë se qëllimi i NATO-s dhe misioni i saj në vetvete ngërthen pikërisht nevojën për ta mbyllë një hapsirë ku Rusia po tenton që ta ushtroi ndikimin e saj?
RAMADANI: Pasoja deri në një situatë të tillë kur Mali i Zi dështon ta ratifikoi hyrjen në NATO, përkundër ftesës dhe procedurave që tashmë janë zhvilluar, pasoja direkte do të ishte jo stabiliteti dhe jo qëndrueshmëria politike e Malit të Zi.
Një shoqëri me nivel më të lartë të radikalizimit mund të jetë më e cënueshme nga ideologjitë e ekstremizmit të dhunhëm
INFOKUSI: Një tëmë tjetër e cila është diskutuar mjaftë dhe e cila është aktuale qoftë në Kosovë, qoftë në rajon është edhe radikalizmi fetar. Do të doja që të fokuohemi pak edhe në këtë tëmë dhe rreth kërcënimit nga pjesëmarrja e Kosovarëve në luftrat në Siri, Afganistan dhe Irak. a përbëjnë rrezik për shtetin e Kosovës pjesëmarrja e qytetarëve të saj në këto luftra?
RAMADANI: Një prej fidave të vazhdueshme të sigurië së Kosovës mbetet përhapja e ideologjië së ektremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që shpie në tërrorizëm, por se kjo duhet të shihet jo vetëm nga aspekti statistikor, pra nuk duhet të shihen vetëm numrat se sa njerëz kanë shkuar, sa janë kthyer, sa janë vrarë dhe sa janë të burgour apo sa janë në liri, por njëkohësisht duhet parë edhe faktorët që nxisin në përhapjen e kësaj ideologjie dhe në anën tjetër duhet parë faktorët që ndikojnë në radikalizimin e shoqërisë, respektivisht me theks të veçantë radikalizimin e të rinjëve. Sepse një shoqëri me nivel më të lartë të radikalizimit mund të jetë më e cënueshme nga ideologjitë e ekstremizmit të dhunhëm që në këtë rast thirren në emër të fesë, por se që kanë qëllime krejtësisht politike, pastër politike, madje edhe agresore. Kosova i ka dy elemente jashtëzakonisht të mira, së pari korniza ligjore është ndërtuar në një nivel jashtëzakonisht të gjërë dhe të fuqishëm dhe elementi i dytë është veprimet, repektivisht aksionet e institucioneve të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, poashtu edhe të sigurisë dhe të inteligjencës kanë qenë defenitivisht efektive. Por se kjo nuk e zgjidhë problemin në tërësi, problemi edhe më tutje mbetet në parandalimin e përhapjes së ideologjisë, në parandalimin e radikalizimit të mëtutjeshëm të shoqërië dhe sidomos të rinjëve, pastaj në deradikalizimin e atyre që veçmë janë radikalizuar dhe riintegrimin dhe rahbilitimin e atyre që kanë qenë në nivel shumë më të lartë të radikalizimit deri në tërrorizëm. Normalisht se për ta duhet të mirren masat ligjore, por e duhet të punohet në një program të veçantë për deradikalizimin e tyre.
INFOKUSI: Sa përbëjnë rrezik këta luftëtarë që aktualisht luftojnë në vendet tjera pas kthimit të tyre në Kosovë?
RAMADANI: Kjo është çështje e cila duhet të matet në vazhdimësi dhe jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria civile dhe shoqëria në tërësi. Unë do ti kisha ndarë luftarët e huaj në tri kategori. Në kategorinë e parë të atyre të cilët vërtetë kanë pritur diçka tjetër dhe kanë parë diçka tjetër në Siri e Irak, që besoi që është numri më i madh i tyre, e të cilët janë jashtëzakonisht të gatshëm të deradikalizohen dhe të ndihmojnë në deradikalizim dhe rrjedhimisht nuk shoh që paraqesin rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe të shtëtit të Kosovës, por se duhet të punohet me ta në vazhdimësi. Kategoria e dytë është e atyre të cilët frikësohen të kthehen në Kosovë për shkak të kornizës ligjore dhe më tutje realisht vazhdojnë të vuajnë në Siri apo Irak, megjithëse tash Iraku ka mbetur zonë jo e lehtë për këto organizata terroriste, por ata vuajnë atje duke qenë megjithatë të shqetësuar për fatin e tyre se çfarë mund t’u ndodhë në Kosovë dhe normalisht që duhet gjetur mënyrat e komunikimit me familjet, me komunitetin, me rrethin e tyre që të ndihmohet secili aq sa mundet, t’iu ndihmohet që të dalin nga kthetrat e asaj organizate terroriste. Kategoria e tretë është e atyre që fatkeqësisht kanë arritur në shkallë tepër të lartë, jashtëzakonisht të lartë të radikalizimit të tyre dhe të fshirjes së trurit, të cilët vërtetë duhet të shihen vetëm nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, pra duhet të ketë tretman të qartë vetëm nga institucionet e drejtësisë derisa të arrihet që të fillohet deradikalizimi i tyre.
INFOKUI: Ju e përmendët deradikalizimin e këtyre personave pas kthimit të tyre dhe pas trajtimit logjor që do të duhej të marrin si kategori që i ndatë në tri grupe. A ka Kosova një strategji për deradikalizim të këtyre luftarëve pas kthimit?
RAMADANI: Kosova e ka një kornizë të politikave që merret edhe me këtë fushë megjithëse një program të veçantë kombëtar vetëm për deradikalizim është në fazën fillestare të detajimit të saj, besoi që megjithatë është në kohë por se duhet punuar intensivisht që të ketë një program të veçantë kombëtar për deradikalizim, në mënyrë që të sigurohemi që personat e radikalizuar të marrin asistencën e nevojshme qoftë ligjore, qoftë teologjike, qoftë të spjegimit të koncepteve, qoftë riintegrimit të tyre në shoqëri.
INFOKUI: Jemi mësuar që vazhdimisht të flasim për radikalizmin dhe ti japim konotacion vetëm në aspektin e radikalizmit islamik. Mirëpo jemi dëshmitarë që kohëve të fundit shohim jashtëzakonisht shumë aktivitete nga misionarët e feve të tjera, të cilët e zhvillojnë aktivitetin në Kosovë. Sa përbëjnë këta kërcënim apo sfidë për sigurinë në të ardhmen për Republikën e Kosovës?
RAMADANI: Së pari radikalizimi i shoqërisë në Kosovë është i lloj-llojshëm dhe i formave të ndryshme dhe i mënyrave të ndryshme dhe nuk lidhet vetëm me aspekt fetar. Edhe radikalizimi politik, edhe radikalizimi shoqëror, edhe radikalizimi etnik, pra ka lloje të ndryshme të cilat ndikojnë me i radikalizuar, respektivish me bindje radikale që i shpreh në formë më të ashpër. Por se idelogjitë e ekstremizmit të dhunshëm momentalisht të pakten sipas vlerësimeve të sigurisë në Kosovë egzistojnë dy. Një është ekstremizmi i dhunshëm i paraqitur në veri të Kosovës që ka motive etnike dhe dy është ideologjia e ekstremizmit të dhunshëm e bazuar në interpretime, respektivisht manipulime të ndjenjave fetare. Fetarizimi gjithmonë duhet lënë ndarë nga konceptet ose nga ideologjitë ekstremizuese apo radikalizuese, normalisht që në secilën situatë institucionet e Kosovës dhe shoqëria në tërësi duhet të jetë e kujdesshme që të mos e kaloi këtë tehun që është jashtëzakonisht i hollë, midis fetarizimit edhe radikalizimit, respektivisht pastaj ideologjive të ekstremizmit të dhunshëm. Për mua nuk bënë fare problem nëse shoqëria kosovare fetarizohet, për mua është më problematike dhe është problematike nëse në kuadër të fetarizimit përhapen apo infiltrohen edhe idetë se dhuna mund të jetë një prej mjeteve për të arritur qëllimet.
INFOKUI: Pikërisht këtu qëndron edhe rëndësia e pyetjes që e bëra paraprakisht, për arsye se ne e dijmë që në vitin 2000 – 2001 pas lufte, kur ka filluar veç të frymoi më lirshëm Kosova, kemi parë që pikërsiht këta njerëz tëcilët sot edhe thërrasin në luftra të shenjta në vende të ndryshme të botës, kanë filluar me disa aktivitete që kanë qenë tejet paqësore, që kanë qenë aktivitete misionare, mirëpo gjatë kalimit të kohës për shkak të vëmendjes jo të duhur të institucioneve, ata kanë avancuar. A paraqesin rrezik edhe misionarët e feve tjera që me kalimin e kohës të kalojnë në radikalizim dhe pastaj do të kemi përplasje të dy kulturave të ndryshme në vend, e cila do të mund të shkaktonte një kaos më të madh edhe një problem më të madh në aspektin e sigurisë?
RAMADANI: Unë jam i sigurtë dhe i bindur që institucionet e shtetit të Kosovës, qofshin ato të sigurisë, inteligjencës, por edhe të sundimit të ligjit duhet ti përcjellin dhe duhet ta monitorojnë secilën lëvizje e cila mundet që potencialisht të ndërroi taktikat dhë të ndikoi në radikalizim e të rinjëve. Normalisht në një situatë të tillë hipotetike momentalisht mund të shkaktonte rrezik shumë më të madh për shoqërinë e Kosovës dhe shtetin e Kosovës, por se për këtë të paktën besoi që shoqëria kosovare ka filluar ti mësoi mësimet dhe të mësoi prej gabimeve që i ka bërë në vitet e 2000-ta.
INFOKUSI: Le të flasim pak edhe për Policinë e Kosovës, për sigurinë e brendshme të vendit. Dëgjojmë kritika të vazhdueshme që nuk janë hetuar shumë ratse si për shembull vjedhja e madhë në polici, e cila është debatur dhe është diskutuar mjaftë gjatë, vrasjet e personave të ndryshëm, e deri te akuzat se krerët e policisë janë të lidhur me njerëz në pushtet. A qëndrojnë këto kritika nga shoqëria civile që vazhdimisht i dëgjojmë?
RAMADANI: Egzistojnë disa fakte të forta që quhen, të cilat nuk mund të kalohen pa u diskutuar edhe duhet diskutuar, përshembull vjedhja e dhomës së dëshmive në qendër të policisë, është fakt i fortë që tregon se nuk ka pasur zgjidhje, respektivisht zbardhje të rastit, s’ka pasur të denuar qoftë për aspektin menagjerial, qoftë për aspektin e zingjirit komandues, qoftë të atyre që e kanë bërë atë. Pra ka elemente të cilat definitivisht e përcjellin Policinë e Kosovës si hije e zezë e mangësive, respektivisht të disa dështimeve që kanë ndodhur, por në pjesën tjetër unë besoi që Policia e Kosovës ka treguar vazhdimisht një rritje të kualitetit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimve të veta, pa çka se një numër shumë i madh i rasteve mbeten çështje që sfidojnë jo vetëm policinë, por e sfidojnë sitemin në tërësi në Kosovë.
Në Kosovë ka nevojë për një mekanizëm institucional të përherhëm i cili do të fokusohej në hetimin dhe ndjekjen krimit të organizuar dhe korrupcionit në nivel të lartë
INFOKUSI: A do të duhej që Policia e Kosovës të hapej ndaj ekspertizës civile?
RAMADANI: Ekspertiza civile në organizatat policore është koncept në të cilin duhet të thellohet jashtëzakonisht shumë në mënyrë që për shërbime të caktuara, për fusha të caktuara edhe buxheti i Kosovës të ruhet poahtu edhe numri i zyrëtarëve policorë të cilët kalojnë nëpër trajnimet bazike policore të fokusohen në detyrat që janë krejtësisht policore dhe jo vetëm të aspekteve të ekpertizës civile. Pra ka disa raste, disa iniciativa që kanë ndodhur në Policinë e Koovës, personalisht besoi që aspekti i hapjes shumë të madhe të Policisë ë Kosovës ndaj ekpertizës civile në fusha të caktuara dhe ato që janë deficitare është një domosdoshmëri dhe si e tillë ndihmon para së gjithash Policinë e Kosovës dhe pastaj edhe rendin dhe qetësinë publike në Kosovë.
INFOKUSI: Më herët është përfolur edhe për themelimin e një Agjencie për Hetime të Pavarura. Çka do të nënkuptonte themelimi i një agjencie të tillë?
Besoi që në Kosovë ka nevojë për një lloj mekanizmi institucional të përherhëm i cili do të fokusohej në nivelin, respektivisht hetimin dhe ndjekjen krimit të organizuar dhe korrupcionit në nivel të lartë, pra të profilit të lartë, përafërsisht si e ka pasur Kroacia, apo si e kanë edhe vendet e ndryshme, por se Kroacia është njëra prej rasteve më të suksesshme të paktën në Ballkanin Perendimorë. Kjo do ti shuante një numër të madh të grupeve, task forcave, këshillave të cilat kryesisht janë mekanizma ad-hoc dhe të pa kordinuara me njëra tjetrën, në mënyrë që të ketë një mekanizëm të përhershëm i cili do të fokusohej në krim të organizuar, në korrupcion të profilit të lartë dhe mund ti shtohet edhe terrorizmi pse jo si një prej mekanizmave. Pra besoi që një autoritet i veçantë i hetimit edhe ndjekjes së krimit të organizuar dhe korrupcionit në nivel të lartë do të ndihmonte jashtëzakonisht shumë duke e ndërlidhë atë edhe në norma të posaçme, respektivisht mekanizma të posaçëm në prokurori dhe në gjyqësi.
INFOKUSI: A do të mund që një agjenci e tillë të jetë e pavarur, jashta institucioneve të sigurisë në kuptimin formal që të mos funksionoi si mekanizëm i policisë, po të funksionoi si mekanizëm i pavarur në ndihmë të Policisë së Kosovës?
RAMADANI: Sigurisht që ka disa modele se si ndërtohet ajo, Shqipëria tentoi ta ndërtoi Byronë Kombëtare të Hetimit në një koncept të tillë, USKOKU që e përmenda në Kroaci, FBI-ja në SHBA që ka model shumë më të gjërë, Scotland yard në Mbretërinë e Bashkuar, pra ka modele të ndryshme por sidoqoftë ai mund të jetë një mekanizëm i veçantë, i cili normalisht korrespondon me punën e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë./www.infokusi.com/



