Vajza e Ermal Fejzullahut pozon si modele
Ermal Fejzullahu është baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave. Ai, disa herë ka deklaruar që pjesën më të madhe të barrës rreth rritës së fëmijëve e ka Ariana, bashkëshortja e tij, shkruan “Kosovarja”.

Ariana kujdeset më shumë për fëmijët, kjo pasi Ermali zakonisht është i zënë me mbrëmje e koncerte.
E, megjithatë, edhe ai e ka pjesën e tij të pa zëvendësueshme. Këngëtari shpesh poston foto të fëmijëve, që tregon afeksionin e tij për ta, shkruan “Kosovarja”.
E, pikë të dobët e ka Erën, që e quan engjëll dhe e cila pozon si modele./Kosovarja/





