Vajza e këngëtares së njohur shqiptare i jep fund fejesës (Foto)
Çifti i shumëpërfolur kohët e fundit, Marina Fara dhe Edi Ismaili, ashtu siç erdhën për publikun papritur ashtu me sa duket edhe kanë përfunduar historinë e tyre.
Jo më larg se para 1 muaji dhe disa javësh, marina e fejua me ceremoni me Edin, djalin e pasur dhe të famshëm për lidhjet e tij me VIP-et e estradës shqiptare.
Por, kjo fejesë me sa duket ka marrë fund.Në profilet e rrjeteve të tyre sociale (ish) çifti i Marina-Edi kanë fshirë çdo foto të tyren bashkë. Sikur kjo të mos mjaftonte ata kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çfarë do të thotë se ata janë të hapur tashmë për lidhje të reja.
Marina Fara është vajza e këngëtares së njohur korçare, Eli Fara.




