Vajza e talentuar nga Kosova do të studiojë muzikën në shkollën e njëjtë si Dua Lipa, ëndërron të arrijë suksesin e saj

Vajza e talentuar nga Kosova do të studiojë muzikën në shkollën e njëjtë si Dua Lipa, ëndërron të arrijë suksesin e saj

Marisa Murtezi, vajza e talentuar nga Kosova , pas një vizite në Tiranë e Berat, ka folur për jetën e saj dhe karrierën e nisur si këngëtare, në emisionin “Fun Day”, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se ka qenë herë e parë që ka shkuar për vizitë në Tiranë dhe se i ka pëlqyer shumë atje.

Tutje, Marisa në këtë intervistë bëri të ditur se do të shkojë në Londër për ta studiuar muzikën.

E lindur dhe e rritur në Zvicër, ajo është e apasionuar pas muzikës dhe ka filluar të këndojë që në moshë të vogël.

Edhe pse vetëm 15 vjeç, Marisa ka zgjedhur të ndjekë modelin e artistes së saj të preferuar Dua Lipa.  duke e nisur angazhimin në muzikë me realizmin e covera-ve të këngëve të njohura, që i poston në Instagram.

Edhe në këtë intervistë, ajo veçoi Dua Lipën si artisten që e motivon më së shumti.

Përveç saj, ajo përmendi edhe Rita Orën.

Ndërsa, nga artistët vendor tha se i pëlqejnë Elvana Gjata dhe Ledri Vula.

Në linkun e mëposhtëm, mund ta ndiqni intervistën e plotë të saj:

Shpërndaje në: