Vajza nuk duron më, 47-vjeçari që po e përndiqte e pëson keq
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas pas kallezimit te nje vajze se ai e perndiqte. Bashke me te, policia ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetase.
‘Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Përndjekja”, shtetasin : – Arjan P, 47 vjeç, banues në Vlorë”- njofton policia.
Sipas saj, më datë 20.07.2017, ka bërë kallëzim ndaj tij, shtetasja E.L., 30 vjeçe, banuese në Vlorë, se e përndjek shtetasi Arjan P.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj këtij shtetasi për veprën penale ”Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.



