Vajzat skoceze “çmenden” pas shqiptarit të arratisur: Do të flija me të (Foto)
Policisa skoceze ka lajmëruar arratisjen e një 25-vjeçari shqiptar dhe është vënë në ndjekje të tij.
Mësohet se shqiptari i arratisur është i riu Guxim Imerio dhe është arratisur ditën e hënë rreth orës 21:40 nga një kamp në qendrën e imigracionit në South Lanarkshire, në Skoci.
Policia skoceze ka postuar në internet njoftimin ku në vend që të jepen informacione mbi vendndodhjen e tij, vajzat skoceze janë mahnitur me pamjen e tij.
Disa prej tyre jo vetëm që e konsiderojnë shumë simpatik por dhe shprehin dëshirën për të fjetur me të. /albeu.com/




