Vajzën në spital, vetë në fushë ndaj Realit

Vajzën në spital, vetë në fushë ndaj Realit

Nata e mbrëmshme ishte fantastike sa i përket karrierës së tij për portierin e Sevillas, Tomas Vaclik, i cili e mbajti portën e paprekur ndaj kampionit të Europës Real Madridit.

Por jeta private ishte në vështirësi, pasi vajza e portierit çek ishte e shtruar në spital pas një rrëzimi të vogël dhe duhej të qëndronte nën kujdesin e mjekëve për 24 orë.

Vaclik mori dritën jeshile se vajza e tij është jashtë rrezikut, ai nuk mendoi dy herë dhe e dëshironte medoemos paraqitjen ndaj Real Madrid.

“Të gjithë e dini për situatën e Tomasit, kështu që ne duhet të duartrokasim për të”, tha trajneri i Sevillas, Pablo Machin për lojtarët e tij në fjalimin e tij pas ndeshjes./Periskopi/

 

Shpërndaje në: