Vaki kosovare: Pula hynë në fushë gjatë ndeshjes së futbollit (Foto)
Bashkimi Koretini dje luajti kundër Ballkanit të Suharekës, ndeshje në të cilën gjatë lojës kishte hyrë në fushë një pulë
Në futbollin kosovar ndodhin gjëra vërtetë të çuditshme, ndërsa kësaj radhe një e tillë ndodhi në stadiumin e Bashkimit, shkruan Periskopi.
Bashkimi dhe Ballkani luajtën baraz 1:1, derisa një pulë është futur në fushën përderisa ndeshja ishte duke u zhvilluar.
Në foton e mëposhtme mund ta shihni pulën e ‘famshme’ që sigurisht nëse do të vërehet nga mediat e huaja do të bëhet hit. /Periskopi/




