Valderde konfirmon: Kemi zbrazëti, kemi nevojë për një sulmues
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde tha se klubi po kërkon të nënshkruajë me një qendër sulmues në dritaren e transferimit të janarit pas shitjes së Munir El Haddadi te Sevilla.
Udhëheqësit e ligës duan rezervë për Luis Suarez pasi Sevilla ra dakord për një marrëveshje rreth 1 milionë euro për të blerë Munir të premten, përcjell Periskopi.
Kjo do të thotë se uruguajani është i vetmi ‘9-sh’ në klub, duke luajtur mes Lionel Messit dhe Ousmane Dembele.

”Duhet ta shohim atë, është e qartë se pas largimit të Munirit ne kemi zbrazëti ”, tha Valverde të shtunën.
”Do të shohim nëse mund të nënshkruajmë me një lojtar, edhe pse duhet të marrim parasysh kushtet ekonomike të klubit. Ne do të shohim nëse mundemi, nëse dikush vjen”.
I pyetur për sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata, i cili ka qenë i lidhur me Barcelonën në raportet e mediave spanjolle, Valverde ka thënë: “Unë mund të them të njëjtën gjë, se ai është një lojtar i shkëlqyer, ai është në një ekip tjetër dhe ne e respektojmë këtë”. /Periskopi



