Valencia pas Rojo

Valencia pas Rojo

Valencia dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e Manchester United, Marcos Rojo, shkruan e përditshmja britanike ‘Daily Star’.

Argjentinasi, i cili u transferua në Old Trafford dy vjet më parë nga Sporting Lisbona, ka qenë disa herë objekt i spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga 20 herë kampioni i Premier Ligës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse drejtuesit e United janë gati ta shesin mbrojtësin, transferimi i të cilit u kishte kushtuar rreth 20 milionë euro. /Periskopi.com

Shpërndaje në: