Vali Corleone: E kemi vendosur me Iluminatin, ja kush e fiton Botërorin
Vali Corleone është rikthyer fuqishëm.
Pas arrestimit dhe kurimit në spitalin psikiatrik pasi dhunoi nënën e babain e tij, ai tashmë ka nisur parashikimet.
Corleone ka treguar se po merret me çështje me rëndësi globale pasi është një prej njerëzve kryesorë të shoqërisë sekrete, Iluminati, siç pretendon ai.
I pyetur nga emisioni “Promenadë” se si ka vendosur Iluminati për fitoren e Botërorit, Vali u përgjigj:
“Ne jemi duke bërë disa elemente për këtej, për Kosovën. Normal që po loboj për Zvicrën se janë kosovarët aty. Pastaj e dyta pretendente për fitore është Anglia”. /albeu.com/



