Vali Corleone: Taksa ka qenë propozim i imi, Qeveria e votoi
Është rikthyer Vali Corleone! Ai ka qenë pjesë e emisionit n’Kosovë Show.
I pyetur për shumë çështje, gjilanasi ka pohuar, ndër të tjera, se e ka në kontroll botën.
Vali Corleone gjithashtu ka deklaruar se vendosja e taksës ndaj mallrave nga Serbia ka qenë propozim i tij.
“Unë e thash këtu e kush e përcolli nuk e di, vetëm kur më treguan, ndodhi nesër”, u shpreh Vali
“Taksën me Serbinë e vendosa unë, ishte propozim i imi dhe normal që Qeveria e Kosoves e votoi”, ka pohuar ai.
Vali po ashtu ka thënë se ka raporte të mira me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me shumë emra të njohur të botës.



