Valon Behrami bën tatuazh për Kosovën, bën ‘bum’ në mediat angleze (Foto)
Valon Behrami ka zënë vend në një artikull të ‘DailyMail’ me tatuazhët e bëra së fundi në këmbë, ku pasqyron fëmijërinë e tij në Kosovë dhe të shumë bashkëmoshatarëve të tij.
Mesfushori nga Kosova, ditë më parë zbuloi se ka bërë një tatuazh që përshkruan më së miri vitet e para të jetës së tij në Mitrovicë, në një kohë kur tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve po rriteshin, gjë që i parapriu një gjenocidi të udhëhequr nga këta të fundit ndaj popullatës vendase.
“Ylli i Watfordit, Valon Behrami zbulon tatuazhin në këmbë që përshkruan edukimin e tij në Kosovë… me imazhe tronditëse të avionëve luftarakë dhe fishekëve”, shkruan ‘DailyMail’, përcjell lajmi.net.
Tutje në këtë shkrim ceket migrimi i familjes Behrami në Kantonin Ticino në Zvicër në vitin 1990, për të marrë leje qëndrimin në vitin 1998.







