Valon Berisha bëhet me skuadër të re
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, ka gjetur skuadrën e tij të re duke firmosur me Zurichun në Zvicër, pas periudhës së fundit te LASK-u në Austri.
Kontrata e Berishës është e vlefshme deri në fund të sezonit, me mundësi që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.
Mesfushori ka luajtur 52 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës dhe pritet të sjellë përvojën e tij në skuadrën zvicerane.
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet



