Valon Berisha me një penallti perfkete si ajo e Zidane ndaj Italisë (Video)
Valon Berisha ka shënuar gol në fitoren e Salzburgut kundër Wolfsberger
Ylli kosovar po kalon një sezon fantastik me Salzburgun, ndërsa nga edicioni i ardhshëm atë mund ta shohim në Premier League, te skuadra e Newcastle, shkruan Periskopi.
Salzburg fitoi me rezultat 2:0 ndaj Wolfsberger, golin e parë në këtë takim e shënoi Berisha.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol të bukur nga penallita në minutën e 39-të, gol ky që ngjau shumë me atë që Zidane e kishte shënuar ndaj Italisë në finalen e Kupës së Botës të vitit 2006. /Periskopi/



