Valon Berisha në Serie A, por jo te Lazio
Valon Berisha po kërkohet nga Sampdoria
Ylli kosovar pati një sezon fantastik me Salzburgun ku fitoi Bundesligën e Austrisë dhe arriti në gjysmëfinale të Europa Leauge, shkruan Periskopi.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio ka zbuluar se Sampdoria është e interesuar për 25-vjeçarin që sezonin e kaluar shënoi 13 gola dhe 11 asiste në 45 ndeshje me Salzburgun.
Kujtojmë që përveç Sampdorias interesim për Berishën kishte shfaqur edhe Lazio që ka drejtor sportiv Igli Taren.
Sampdoria ka gati ofertën prej 12 milionë euro për yllin kosovar. /Periskopi/



