Valona Berisha, mes katër më të mirëve te Lazio

Valona Berisha, mes katër më të mirëve te Lazio

Pas disa sezoneve impresive me Salzburg, Lazio kompletoi transferimin e Valon Berishës në verën që lamë pas.

Reprezentuesi kosovar nuk e nisi mirë sezonin e ri me klubin romak, teksa pësoi edhe një lëndim serioz.

Lëndimi në fjalë e la Berishën jashtë fushave për pak muaj, por tani ai është rikthyer – më i fortë se kurrë.

Berisha në muajin tetor u shqua për paraqitje të mira, sidomos ndaj Parmas.

Ndaj Parmas, Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë, por ia siguroi fitoren skuadrës së tij duke ia fituar edhe një penallti.

Tani, Lazio e ka përfshirë Valonin në mesin e katër lojtarëve më të mirë të muajit tetor.

Në sondazhin e mëposhtëm, Lazio kërkon nga tifozët që të zgjedhin ndërmjet këtyre lojtarëve, përfshirë edhe Berishën për më të mirin e muajit paraprak./Periskopi/

Shpërndaje në: