Valverde: Ishte ndeshja më e vështirë e sezonit
Ernesto Valverde e ka cilësuar ndeshjen ndaj Chelseat si më të vështirën ndaj sezonit edhe pse skuadra e tij fitoi pastër me rezultat 3:0.
Barcelona ka kaluar në çerek-finale të Champions League duke eliminuar klubin londinez, Chelsea, shkruan Periskopi.
“Ndeshja e sontme ka qenë më e vështira për ne në këtë sezon,” ka thënë tekniku spanjoll.
“Chelesea është skuadër e mirë me lojtarë të shkëlqyer, ne e dinim se do ta kishim të vështirë. Goli i Leos na ndihmoi shumë. “Dembele luajti një rol të rëndësishëm në këtë takim, ai shënoi dhe ishte mjaft aktiv në fazën defanzive,” përfundoi Valverde. /Periskopi/



