Valverde ka 2 plane për merkaton e Barcelonës, zbuloni cilët lojtarë kërkon
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka kërkuar tre lojtarë për sezonin e ri, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Ai tashmë ka përzgjedhur lojtarët që dëshiron në skuadër, ku ka bërë gati dy plane.
Plani A është që në “Camp Nou” të transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin, mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
Por, në rast se dështojnë këto transferime, atëherë ai ka gati edhe Planin B me tre lojtarë të tjerë.
Në vend të Bellerin ai e dëshiron mbrojtësin e Benficas, Semedo, në vend të Verrattit e dëshiron mesfushorin e Nice, Michael Seri dhe në vend të Dembeles dëshiron kthimin e Gerard Deulofeut nga Everton. /Periskopi/



