Valverde: Roma na komplikoi punët, tani luftojmë në La Liga dhe Copa del Rey

Valverde: Roma na komplikoi punët, tani luftojmë në La Liga dhe Copa del Rey

Roma mposhti me rezultat 3:0 Barcelonën dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Champions League

Në Champions League nuk ka skuadra të dobëta, këtë e vërtetoi Roma sonte pasi mposhti pastër Barçën 3:0 dhe eliminoi spanjollet nga kompeticioni, shkruan Periskopi.

“Ata na kanë komplikuar shumë punët. Ishte e vështirë për ne që të luanim pasi gjithçka shkoi në të mirë të tyre. Ata kanë luajtur ashtu siç donin, në mënyrë agresive”, ka thënë Valverde.

“Sezoni është i gjatë dhe ne e dimë zhgënjimin që kanë të gjithë njerëzit tanë dhe ne po ashtu”, tha ai.

“Njerëzit janë të prekur, por ne duhet të rimëkëmbemi sepse kemi dy gara para nesh që duhet t’i fitojmë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: