Van Gaal ia propozon një lojtar interesant Barcelonës

Van Gaal ia propozon një lojtar interesant Barcelonës
Louis van Gaal i ka propozuar një lojtar Barcelonës.

Ish trajneri i Manchester Unitedit, beson se Daley Blind do t’i përshtatej shumë skuadrës së Barcelonës dhe kampionatit spanjoll të futbollit.

Van Gaal tani i papunë, e kishte transferuar Blindin te Manchester United në vitin 2014.

“Unë mendoj se Blind mund të përshtatet te loja e Barcelonës, ai është një lojtar i cili ndërtoi dhe sulmoi nga e majta”, ka deklaruar Van Gaal, përcjell lajmi.net.

“Ai mund të bëjë gjithçka, është më i përshtatshëm për ligën spanjolle sesa Premierligën”.

Shpërndaje në: