Vangjel Zguro gol të çmendur nga korneri, feston me shqiponjë
Vangjel Zguro është lojtar kryesor i ekipit të tij të Chattanooga Red Wolves. Ai dhuroi magji në humbjen në transfertë me rezultatin 4-3 ndaj Lansing Ignite në USL League One, kategoria e tretë e kampionatit amerikan.
Mbrojtësi i dha avantazhin të tijve në minutën e 3′ me një gol fantastik nga goditja e këndit. Ai gjuajti direkt drejt portës dhe gjeti të papërgatitur portierin kundërshtar. Sfera përfundoi në rrjetën e skuadrës vendase me një saktësi të habitshme.
Zguro shquhet për të majtën e tij të saktë dhe mjaft teknike, por ky gol ishte tjetër niveli. Festimi i golit? Sigurisht, shqiponja drejt qiellit! 26 vjeçari ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon, duke gjetur dhe golin e parë në mbrëmjen e djeshme.



