Varane kundër Ronaldos: Nuk e meriton Topin e Artë

Varane kundër Ronaldos: Nuk e meriton Topin e Artë

Raphael Varane ka deklaruar se çdo bashkëlojtarë i tij tek Franca që do ta fitonte Topin e Artë, do ishte vendim i drejtë nga France Football.

Mbrojtësi i Real Madridit ka marrë mbështetjen nga ish-lojtari francez, Michel Platini për ta fituar çmimin pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës në 2018, lojtari i vetëm që e bëri këtë, përcjell Periskopi.

Por rivalët e Varane janë bashkëlojtarët e tij te ‘Gjelat’, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann, ky i fundit fitoi Europa Leaguen me Atleticon.

Image result for Varane Ronaldo Modric

Përveç treshes së përmendur, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo janë dy kandidat serioz që mund ta rrëmbejnë çmimin e më të mirit.

Por Varane nuk mendon se dyshja Modric-Ronaldo e meritojnë ‘Topin e Artë’: ”Një lojtar francez e meriton çmimin. Nuk ka rëndësi cili, por e rëndësishme është që të jetë francez”.

Është në lajme se kush mund ta fitojë, por ne nuk flasim për këtë. Ne flasim për atë që është bërë, por jo [që] dikush e meriton atë më shumë se një tjetër. Të gjithë ne kontribuam. Nuk mund të thuash: ‘Ai nuk e meriton, ai nuk ka punuar’.”   /Periskopi/

Shpërndaje në: