Varroset gjyshi i heroit Arbër Zeneli (Foto)
Gjyshi i anësorit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelit, është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë, një ditë pasi ndërroi jetë disa orë para ndeshjes më të rëndësishme të nipit dhe vendit të tij në futboll.
Gjyshi i Zenelit, Zeka, vdiq dje rreth orës 15:00, por futbollistit nuk i kishin treguar për këtë para ndeshjes, raporton Gazeta Express.
Zeneli e frymëzoi Kosovën drejt triumfit 4-0 ndaj Azerbajxhanit me tri super golat e tij. Kjo fitore ia siguroi Dardanëve promovimin në Ligën C, si dhe një vend në playoffs për kualifikime në Evropianin 2020. /Gazeta Express/




