Varroset Sami Veseli bashkë me të bijën që e vrau (Video)

Varroset Sami Veseli bashkë me të bijën që e vrau (Video)

Në fshatin Dremjak të Ferizajit u varrosen Sami e Shkurte Veselin, babë e bijë që vdiqën më datën 2 të këtij muaji.

E deri të tragjedia erdhi pasi Samiu, i cili njihet si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën Shkurten e bashkëshortën, dhe në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me 5 fëmijët e me gruan, nuk mundi t’i bëjë ballë përballjes me kulturat evropiane.

E familjarët, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, thanë se ngjarja ndodhi për arsye morali e nderi.

Ata shtuan se gjendja e zonjës Veseli, e cila është në komë, është duke u përmirësuar.

 

Shpërndaje në: