Vatikani merr një vendim të rëndësishëm
Vatikani do të zhvillojë një doktrinë të re që do të mundësojë shkishërimin e katolikëve që kanë të bëjnë me mafinë dhe korupsionin. Vendimi është marrë në konferencën e parë të Vatikanit dedikuar luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Konferenca u ndoq nga 50 prokurorë, peshkop, si dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, raporton Ap, transmeton Periskopi.
Në një deklaratë të lëshuar sot, Vatikani ka bërë të ditur se ka një nevojë të madhe për të zhvilluar një doktrinë të re ligjore të Kishës Katolike në lidhje me “shkishërimin për shkak të korupsionit dhe lidhjet me mafian”.
Papa Françesku që prej kohësh është i angazhuar në luftën kundër korupsionit, dhe gjithashtu ka shkruar një libër në lidhje me të, gjatë kohër kur ai ishte kryepeshkop.



