Vazhdojnë aderimet – Ja kush iu bashkua sot AAK-së (Foto)

Vazhdojnë aderimet – Ja kush iu bashkua sot AAK-së (Foto)

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar aderimet nëpër parti të ndryshme politike, raporton “Zeri.info”.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i janë bashkuar personalitete dhe ekspert të fushave të caktuara.

 

Përmes një komunikate për media, AAK, ka bërë të ditur se sot këtij subjekti politik i është bashkuar ish-rektori Mujë Rugova, gazetari Asllan Bajrami e disa personalitete të tjera, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

AAK-së, sot i janë bashkuar dhjetëra personalitete dhe ekspertë të fushave të caktuara.

Ish-rektori Mujë Rugova, profesor Armand Krasniqi, Kastriot Lajçi , gazetari Asllan Bajrami si dhe shumë të rinj të profesioneve të ndryshme, juristë, inxhinier, artistë, ekspert të marketingut… sot janë bërë pjesë e AAK-së!

Emërues i përbashkët i aderimeve të reja në AAK, është besimi në vizionin e “Ramush Haradinaj-Kryeministër i Kosovës.

Image

Image

Image

Shpërndaje në: