Vazhdojnë edhe sot kërkimet për trupin e kampionit Sali Gërqina
Dje rreth orës 16:00, kampioni I shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Gërqina është zhdukur pasi u hodh nga bregu te Ura e Fshejtë në Gjakovë, për të mos dal më nga uji.
Njësitet policore kanë kërkuar mbrëmë deri në mesnatë për trupin e tij, por nuk arritën ta gjejnë, shkruan Indeksonline.
E rreshterja e policisë, Lirije Podrimaj ka thënë për Indeksonline se edhe sot qysh në mëngjes kanë dal për të kërkuar Saliun.
“Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet nga mëngjesi, krejt njësitë kanë dal në teren, por nuk ka ende diçka të re nga ai. Sapo të kemi diçka lëshoj komunikatë dhe i njoftoj për më të rejat”, ka thënë Podrimaj



