Vazhdojnë problemet me pajisjen e biletave për disa qytetarë të Kosovës (FOTO)
Në më pak se dy orë, biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë janë shitur të gjitha.
Ani pse flitej se për shkak të rritjes së çmimit të tyre nuk do kishte interesim të madh, tifozët e Kosovës edhe kësaj rradhe me fluks të jashtëzakonshëm arritën që brenda pak ore të pajiseshin me bileta.
Por jo të gjithë kishin fatin e njëjtë. Disa foto të siguruara nga Periskopi tregojnë më së miri se si disa qytetarë nuk mund të blinin bileta, për shkak të fluksit të madh.
Shumica e qytetarëve të Kosovës sërish kishin problem të pajiseshin me bileta, për shkak të interesimit të madh për t’i ndjekur nga afër ‘Dardanët’.
‘Transakcioni ka dështuar, ju lutem që të provoni përsëri”, shfaqej shpesh mesazhi pas disa herë tentimeve për të siguruar një biletë.

Ndoshta për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm, faqja ku shiten biletat e Kosovës shpeshherë kishte dalur nga sistemi.

Në momentin kur kryhej pagesa e biletave, ‘tiks.app’ jepte mesazhin se kishte gabim gjatë procesimit të blerjes së biletave.

Menjëherë pas shitjes së biletave, në rrjetet sociale filluan të qarkullonin fotot se si po shiten ato në tregun e zi, me çmime monstruoze.

Kësisoji, problemi rreth pajisjes me bileta vazhdon ende tek tifozët e Kombëtares së Kosovës, të cilët po shprehen tejet të zemëruar me këto që po ndodhin. /Periskopi/



