Vazhdojnë problemet për Ronaldon, EA Sports shokon të gjithë me vendimin e tyre
Një nga sponsorët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos fshiu fotot e tij nga faqja e saj e internetit dhe llogaria e Twitter pasi tha se ishte ‘duke monitoruar nga afër’ për akuzat e përdhunimit kundër futbollistit.
Fotot më vonë u rishfaqën në faqen e internetit të lojrave kompjuterike EA Sports, pasi Daily Mail ngriti pyetje në lidhje me të.
Ronaldo, 33 vjeç, është fytyra e lojës kompjuterike të kompanisë FIFA, në atë që kuptohet të jetë një marrëveshje shumë milionëshe, transmeton Periskopi.
EA Sports tha se nuk kishte fshirë imazhet e lojtarit, edhe pse kjo ‘mund të jetë marrë gabimisht si veprim nga ana jonë’ gjatë përditësimeve në faqen e saj të internetit.

Ky veprim erdhi pasi kompania lëshoi një deklaratë duke thënë: ”Ne kemi parë raportin në lidhje me të dhënat e detajuara kundër Cristiano Ronaldos”.
”Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën, pasi ne presim që atletët dhe ambasadorët të jenë në një mënyrë që është në përputhje me vlerat e EA-së”.
Ndërkohë, aksionet në klubin aktual të lojtarit, Juventus me bazë në Torino, u ulën me 10 përqind dje – ekuivalente me 114.5million funte./Periskopi/




