Vazhdojnë reagimet për paraqitjen e Fjolla Morinës: Çka dreqin duan fëmijë në 11 të natës aty
Performanca e Fjolla Morinës në Skenderaj dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta, ku një pjesë e madhe e ka kritikuar atë edhe për veshjen, duke qenë se të pranishëm kishte dhe fëmijë.
Për këtë tani ka reaguar edhe moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu e cila në fakt kritikon nënat e atyre fëmijëve që ishin në koncert.
“Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju;Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë.Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”, shkruan moderatorja në mbrojtje të këngëtares”, ka shkruar Fatma.
Paraqitja skenike e Fjolla Morinës në Skenderaj ishte kritikuar nga një masë e madhe, për faktin se në koncert kishte edhe të mitur.



