Vazhdojnë sukseset në xhudo: Dardan Cena nënkampion ballkanik (Foto)
Xhudo vazhdon të sjellë medalje Kosovës
Dardan Cena u shpall nënkampion Ballkanik për kadet në garën që u mbajt në qytetin Bihaq të Bosnjës, shkruan Periskopi.
Dardani fitoi tri luftëra dhe atë e pret një e ardhme e ndritur në xhudo, ndërsa nesër do të garojë Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg. /Periskopi/



