Vazhdojnë ‘të zezat’ për Ronaldon, ja çfarë ka ndodhur në familjen e tij
Jeta private e Cristiano Ronaldo nuk është duke ecur në mënyrën e duhur.
Pasi po akuzohet për një përdhunim gjatë vitit 2009, telashet e portugezit nuk kanë të ndalur.
Daily Mail sot ka befasur me artikullin e dedikuar për vjehrrin e Cristiano Ronaldos, i cili është një trafikant i dënuar droge, që ka kaluar 10 vite burg, transmeton Periskopi.

Argjentinasi Jorge Rodriguez, 69 vjeç, babai i gruas së Ronaldos, Georgina, 23 vjeç, kaloi dënimin në tre burgje në Spanjë për dy vepra të trafikimit të drogës.
Ish-futbollisti u burgos në vitin 2003 dhe u lirua në vitin 2013.
I lindur në Buenos Aires, Jorge u mundua të trafikonte mbi 100,000 funta kokainë nga Spanja në Francë. Dokumenti prej 18 faqësh, i cili daton më 28 korrik 2003, tregon përpjekjet e tij për trafikimin e narkotikëve.

Megjithatë kjo çështje nuk duhet ta ketë munduar Ronaldon, i cili ka ‘hallet’ e tij.
33-vjeçari po mohon kategorikisht akuzat për përdhunim, ndërsa ka shënjestruar palët akuzuese se po mundohet të fitojnë nën kurrizin e tij./Periskopi/




