Vazhdon amatorizmi në futbollin kosovar: Duan VAR-in e ndeshja shtyhet për shkak se s’ka ujë në stadium

Vazhdon amatorizmi në futbollin kosovar: Duan VAR-in e ndeshja shtyhet për shkak se s’ka ujë në stadium

Dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës i paraparë për tu zhvilluar këtë të shtunë është shtyrë për ditën e hënë. Shkak për këtë është bërë ndërprerja e ujit në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë impiant ndërpritet uji, ndërkohë që Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar që ta sjellë sistemin VAR pikërisht në këtë stadium.

Dueli ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës është shtyrë për ditën e hënë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëve gjilanas. Eroll Januzi, Selami Haziri dhe Fatlum Jashari.

Shpërndaje në: