Vazhdon drama, Lela bën këtë veprim ndaj Leos
Pas disa ditësh ku rrjetet sociale janë mbushur me zëra e komente për një krizë në marrëdhënien mes Leos dhe Leles, duket se situata po bëhet gjithnjë e më e paqartë.
Dyshja, e cila u njoh dhe u lidh gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të reality show-t dhe më pas një nga më të ndjekurit në rrjete sociale.
Mirëpo, së fundmi, ndjekësit e tyre kanë vënë re disa lëvizje që kanë ngritur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Leo dhe Lela hoqën të gjitha fotot që kishin bashkë nga llogaritë e tyre në Instagram — një veprim që shumë fansa e interpretuan si shenjë të një ftohjeje në marrëdhënie.
Pas këtij veprimi, Lela ka ndaluar së ndjekuri Leon në Instagram, duke konfirmuar indirekt se diçka nuk po shkon mes tyre.




